M.E.V. Feller® Protect forte

100 ml

Mbrojtja antimikrobike

M.E.V. Feller® Protect forte spraj për larje të thatë dhe dezinfektimin e duarve është një produkt kyç në mbrojtjen kundër mikroorganizmave. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, larja dhe dezinfektimi rregullisht i duarve janë masat më të rëndësishme epidemiologjike. M.E.V. Feller® Protect forte spraj për larje të thatë dhe dezinfektim të duarve përmban 70% alkool etilik dhe glicerinë për zbutjen e lëkurës dhe kategorizohet si biocid. Gjatë përdorimit spërkatet pak dhe shërben për të pastruar duart dhe për t'i dezinfektuar ato.