Përveç marrjes se sasisë së mjaftueshme të lëngjeve, gjatë verës duhet t'i kushtoni vëmendje marrjes së mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve dhe ja përse!

Kur temperatura e trupit rritet, sistemi nervor qendror u dërgon gjëndrave të djersës një mesazh se është koha për të djersitur dhe kështu, me djersitjen, krijohet një efekt ftohës në trup. Përveçse mund të çojë në dehidratim, djersitja e tepërt mund të shkaktojë mungesë të magnezit dhe vitaminave të tretshme në ujë, të cilat janë thelbësore për funksionimin optimal të trupit tonë.

Nga djersitja ne humbasim magnez dhe vitamina të tretshme në ujë

Temperaturat e larta mbi mesataren nxisin trupin të djersijë. Kështu, kur temperatura e trupit rritet, veçanërisht gjatë stinës së nxehtë të verës, sistemi nervor qendror u dërgon gjëndrave të djersës një mesazh se është koha për të djersitur dhe kështu ndodh efekti i ftohjes së trupit. Përveçse mund të çojë në dehidratim, djersitja e tepërt mund të shkaktojë mungesë të magnezit dhe vitaminave të tretshme në ujë, prandaj është e rëndësishme t'i zëvendësoni ato.

Vitaminat B6 dhe C janë thelbësore për funksionimin e trupit tuaj! 

Vitamina B6 është një nga vitaminat e tretshme në ujë dhe është veçanërisht e rëndësishme për një gamë të tërë të funksioneve metabolike dhe imune: 
• kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor
• kontribuon në metabolizmin normal të prodhimit të energjisë
• kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar
• kontribuon në uljen e lodhjes dhe të pafuqisë.

Nga ana tjetër, ne kemi vitaminën C si një nga vitaminat më të përdorura sot për shkak të rolit të saj të përhapur në funksionimin e të gjithë organizmit. Për më tepër, mungesa e vitaminës C në trup mund të tregohet nga ndjeshmëria e mishrave të dhëmbëve, lëkura dhe flokët e thatë dhe sfidave të tjera shëndetësore. Prandaj, Vitamina C është e rëndësishme sepse:
• kontribuon në funksionin normal psikologjik
• kontribuon në metabolizmin normal të prodhimit të energjisë
• rrit përthithjen e hekurit
• kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar                                                                                                                                                              

Është e rëndësishme t'i përmbaheni një diete të ekuilibruar dhe të larmishme dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.