Mosha nuk është pengesë për aktivitetin fizik

Procesi i plakjes është një fenomen normal fiziologjik dhe zgjat në mënyrë të pandërprerë nga ngjizja deri në fund të jetës. Gjatë plakjes ndodhin ndryshime të caktuara fiziologjike dhe të paktën gjysma e ndryshimeve që i atribuohen plakjes mund të shoqërohen me pasivitet. Besohet gjerësisht se mosha është një pengesë për aktivitetin fizik dhe ushtrimet fizike. 

Sot, është vërtetuar se aktiviteti i rregullt fizik mund të kontribuojë në shumë ndryshime pozitive dhe në aftësi më të mira fizike tek të moshuarit ashtu, si edhe tek të rinjtë me qëllim të ruajtjes së aftësive të tyre funksionale. Një stil jetese më aktiv mund të parandalojë shumë nga pasojat negative që plakja ka ndaj shëndetit dhe të rrisë cilësinë e jetës. Përparësi duhet t'u jepet atyre përmbajtjeve të cilat ndikojnë në përmirësimin funksional të punës sëzemrës, në qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjes, të cilat mund të përfshihen në aktivitetet e përditshme (p.sh. ecja, lojërat me fëmijët, kopshtaria). Ushtrimet për të ruajtur forcën e muskujve në tëcilat lëvizin grupe të mëdha muskujsh janë të rëndësishme për mbajtjen e duhur të trupit dhe kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Për më tepër, ushtrimet e fleksibilitetit janë të rëndësishme sepse ato ruajnë lëvizshmërinë në kyçe. Ushtrimet e koordinimit dhe ekuilibrit rekomandohen gjithashtu në moshë më të vjetër pasi ato zvogëlojnë rrezikun e rrëzimeve. Ushtrimet trupore duhet të kryhen të paktën 2 deri 3 herë në javë dhe më mirë akoma do të ishte çdo ditë e të zgjasin nga 15 deri në 30 minuta. Lëvizjet e duhura të mjaftueshme, sportet rekreative, puna e moderuar pa sforcim të tepërt mekanik me kyçet, muskujt e fortë dhe pesha normale trupore, janë mënyrat më të mira për të ruajtur funksionalitetin fizik në moshën e tretë. 

Ndryshimet degjenerative në nyje

Ndryshimet degjenerative fillimisht zhvillohen në kërc dhe pjesët e kockave në të cilat fillojnë rritje të reja të kockave. Këtyre ndryshimeve më shumë u nënshtrohen kycet që janë më të ngarkuarat edhe pse mund të shfaqen në nyje të tjera. Për nga frekuenca e përfshirjes së nyjeve të caktuara, në vendin e parë është gjuri, vijon nyja e kofshës dhe e këmbës. Dhimbja është simptoma kryesore dhe më e zakonshme që fillimisht shfaqet vetëm me ngarkesa të mëdha në nyje, ndërsa në fund bëhet gjithnjë më e fortë dhe më e vazhdueshme. Statistikat tregojnë se madje deri në 80% të njerëzve kanë pasur dhimbje në shpinë të paktën një herë në jetën e tyre, e cila jo domosdoshmërisht duhet lidhur me ndryshimet në nyjet ose në disqet intervertebrale.