Sikurse me aftësitë e tjera konjitive (njohëse), ashtu edhe për kujtesën vlen rregulli që do të zgjasë më gjatë nëse e përdorim, dmth nëse e praktikojmë, respektivisht në qoftë se qëndrojmë mendërisht aktiv. Kjo është arsyeja pse e ashtuquajtura palestra e trurit është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ja si mund "ta vini në lëvizje" trurin:
- zgjidhni fjalëkryqe dhe detyra të tjera enigmatike
- luani me Kubin e Rubik
- shmangni rutinën (kopsitni këmishën ose nënshkruani me dorën tjetër)
- shoqërohuni bashkë, anëtarësohuni për shembull, në një klub (qendër vallëzimi, klub alpinizmi ...)
- flini pak gjatë ditës
- bëni ushtrime rregullisht
- në dietën tuaj të përditshme përfshini arrat, frutat e pyllit, çokollatën e zezë me më shumë se 70% kakao dhe çaj jeshil
- shijoni yndyrnat e shëndetshme siç është vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3
- mendoni pozitivisht
- meditoni.