Dhimbja e mesit pas një ftohjeje të zakonshme është një nga arsyet më të zakonshme për t`u vizituar tek mjeku i familjes. Dhimbja në fund të shpinës ose dhimbja e mesit mund të shfaqet në çdo moshë, por është më e zakonshme midis moshës 35 dhe 55, njësoj në të dy gjinitë. Dhimbjet e shpinës mund të parandalohen me ushtrime të rregullta, gje që nuk kërkon domosdoshmërisht shkuarjen në palestër, por rekomandohen aktivitete që do të sigurojnë forcë dhe qëndrueshmëri të muskujve, siç janë vallëzimi, joga, pilates etj.
Është e rëndësishme që para dhe pas aktiviteteve të forta të shtriheni, veçanërisht për muskujt e shpinës dhe këmbës. Një masazh i lehtë i vendit të lënduar me vajra esencialë do të ndihmojë në relaksimin e trupit. Rekomandohen gjithashtu kompresat dhe banjot e ngrohta. Në qoftë se nuk jeni në gjendje ta zgjidhni vetë problemin me dhimbjen, këshillohuni me mjekun tuaj.