Çfarë është kolla dhe pse kollitemi?

Llojet e kollës

Kolla akute zgjat një kohë relativisht të shkurtër, deri në disa javë. Nëse pas asaj periudhe nuk ka qetësim kemi të bëjmë me një kollë kronike. Gjithashtu kollën mund ta kategorizojmë në kollë të thatë dhe kollë produktive. Thatësia shkaktohet nga acarimi i traktit respirator dhe ne nuk e nxjerrim mukusin sic bëjmë në kollën produktive

Shkaqet e kollës mund të jenë të shumta dhe më të zakonshmet janë infeksionet virale dhe bakteriale, pirja e duhanit, alergjitë dhe astma. Ne të gjithë kemi hasur infeksione virale dhe bakteriale të frymëmarrjes si ftohjet dhe gripi. Ato mund të zgjasin nga disa ditë në disa javë, dhe në rast të komplikimeve mund të jetë e nevojshme të aplikohet terapi me antibiotikë. Një nga shkaqet e kollës mund të jetë bronkiti që shfaqet si pasojë e një infeksioni viral ose bakterial.

Një kollë shumë e përhapur është ajo që shkaktohet për shkak të pirjes së duhanit, e cila është kronike dhe duhet të merret shumë seriozisht. Nëse shoqërohet me lodhje kronike ajo mund të tregojë sëmundje më serioze të frymëmarrjes. Në këtë rast është vendimtare të shihni një mjek sa më shpejt të jetë e mundur. E vetmja gjë që mund ta quajmë "të mirë" në këtë lloj kollë është fakti se është fryt i zakoneve tona të këqija dhe ne mund t'i ndikojmë ato në kohën e duhur.

Kolla është një nga simptomat kryesore që ne e lidhim me alergjitë dhe astmën. është disi më pak e zakonshme në sëmundjet alergjike që prekin traktin e sipërm të frymëmarrjes dhe zgjat në astmë, e cila është një sëmundje e traktit të poshtëm të frymëmarrjes.

Rezistojini kollës duke rritur imunitetin

Kollitja është një simptomë dhe gjëja më e rëndësishme është përcaktimi i saktë i shkakut të saj. Natyrisht, trajtimi gjithashtu do të varet nga shkaku. Ndonjëherë, si psh me kollën e shkaktuar nga një ftohje, marrja e lëngjeve të mjaftueshme, barnat pa recetë dhe shmangia e tymit dhe pluhurit do të ndihmojnë. Për forma më serioze, do të kemi nevojë për ndihmë mjekësore profesionale.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme t'i përmbaheni një stili jetese të shëndetshëm, një diete të ekuilibruar dhe të larmishme që, me shtesa dietike të zgjedhura me kujdes, do të ndihmojë në forcimin dhe mbrojtjen e sistemit imunitar.

Mos harroni aktivitetin e rregullt fizik dhe gjumin e rregullt dhe cilësor, dhe nëse e pini, lërini duhanin të jetë pjesë e së kaluarës tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.