Dieta mesdhetare është njohur si standardi i artë i ushqimit të duhur, duke qenë se janë zbuluar shumë efekte të dobishme shëndetësore të një diete të tillë. Një dietë e tillë tradicionale mesdhetare është bërë sinonimi i dietes së shëndetshme. Modeli i spikatur i ushqimit është shumë i përshtatshëm për popullatën e kulturës perëndimore, e cila dëshiron të ndryshojë zakonet e saj të ngrënies në mënyrë cilësore pa pasoja për shëndetin.