Mbrojtja e privatësisë suaj është shumë e rëndësishme për ne. Ne do të grumbullojmë të dhënat për identitetin e personit (emri dhe mbiemri, numri i telefonit ose adresa e postës elektronike) vetëm kur ato ofrohen vullnetarisht.
Ne do ta përdorim këtë informacion për të përmbushur kërkesat tuaja për informacion, për të kuptuar më mirë nevojat tuaja dhe për t'ju kontaktuar herë pas here dhe për t'ju informuar për produktet dhe shërbimet tona që mund të jenë me interes për ju. Nëse nuk dëshironi të merrninjoftime të tilla, thjesht mund të na njoftoni me email ose telefon.Ne do të mbajmë dhe respektojmë të dhënat tuaja personale. Ne deklarojmë ekskluzivisht se Salvus AL Shpk nuk do të shesë ose përdorë në asnjë mënyrë tjetër, përvec si më sipër, informacionin tuaj personal dhe as do t'i transferojë tek ndonjë palë e tretë pa miratimin tuaj. Çdo ndryshim në politikën e privatësisë do të postohet në kohën e duhur në këtë faqe interneti ose do t'ju vihet në dispozicion në një mënyrë tjetër të përshtatshme. Mbi të gjitha, ju do të keni mundësinë të na njoftoni në çdo kohë nëse nuk doni që ne të përdorim të dhënat tuaja. Në çdo kohë, ju keni të drejtë të kërkoni nga ne akses në të dhënat personale, korrigjimin e tyre, fshirjen ose kufizimin e përpunimit të tyre. Gjithashtu keni të drejtë të kundërshtoni ndaj përpunimit dhe të drejtën për transportueshmërinë e të dhënave.Pëlqimin për përpunimin e të dhënave mund ta tërhiqni në çdo kohë.
Nëse keni çfarëdo lloj pyetje në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe ushtrimin e të drejtave, mund të kontaktoni punonjësin tonë për mbrojtjen e të dhënave përmes emailit:dpo@salvushealth.com. Në qoftë se dyshoni për shkelje në procedurën e përpunimit të të dhënave, keni të drejtë të paraqisni ankesë pranë agjencisë së mbrojtjes së të dhënave personale.
Salvus AL Shpk rezervon të drejtën për të bërë çdo lloj ndryshimi në përmbajtjen e kësaj faqe interneti, në çdo kohë dhe për çdo lloj arsyeje, pa njoftim paraprak dhe përjashton përgjegjësinë e tij për pasojat e mundshme të këtyre ndryshimeve.