Njoftimet më fundit

17.6.2020

Përmirësimi i kujtesës. Kujtesa e dobët dhe harresa zakonisht konsiderohen si një nga shenjat e para të plakjes. Kujtesa mund të përcaktohet shkurtimisht si aftësia për të mbajtur dhe riprodhuar përmbajtjet e shqyrtuara. Më shpesh atë e ndajmë në kujtesë afatshkurtër dhe afatgjatë.

Kujtesa e dobët dhe harresa zakonisht konsiderohen si një nga shenjat e para të plakjes. Kujtesa mund të përcaktohet shkurtimisht si aftësia për të mbajtur dhe riprodhuar përmbajtjet e shqyrtuara. Më shpesh atë e ndajmë në kujtesë afatshkurtër dhe afatgjatë. Kujtesa afatshkurtër - memorizimi i përmbajtjeve që nuk janë aq të rëndësishme, por janë të nevojshme për një aktivitet aktual, siç është një numri i ri i telefonit. Kujtesa afatgjatë ka të bëjë me memorizimin e përhershëm të përmbajtjes së mësuar qëllimisht ose te përjetuar rastësisht. Në kujtesën afatgjatë në koren e trurit ndodhin ndryshime biokimike. Rënia e aftësisë për të kujtuar manifestohet me një rënie të aftësisë për të marrë njohuri të reja, dmth në memorizimin dhe me një rënie në aftësinë për të kujtuar dhe njohur përmbajtjen e mësuar më parë.Përkujdesja e suksesshme nuk do të thotë mënjanimi i humbjen e kujtesës, por zvogëlimi i humbjes së kujtesës dhe të përshtaturit me kujtesë më të dobët. Ka shumë procedura të cilat, me ndihmën e teknikave të ndryshme të kujtesës, mund të përdoren për ta bërë kujtesën më efikase.

Shembuj të kujtesës më efikase:

Kujtesa e lidhur ngushtë me procesin e të nxënit

Të mësuarit ne e përkufizojmë si një proces të fitimit të përvojave të reja, një proces që mund të jetë i qëllimshëm kur, për shembull, duam të përvetësojmë disa përmbajtje të reja verbale ose aftësi të reja, ndërsa të paqëllimshme kur mësojmë rastësisht nga përvojat e përditshme. Nëse ka vështirësi për të mësuar në moshën e madhe, ato janë më shpesh për shkak të motivimit të zvogëluar për të mësuar, sesa për shkak të aftësive të ulura të të mësuarit. Personat më të moshuar mund të mësojnë dhe të arrijnë rezultate të ngjashme si personat e moshave më të reja, por atyre duhet t`u sigurohen disa kushte të veçanta për të inkurajuar motivimin, që ka një efekt të fortë në përvetësimin e njohurive të reja. Për shembull, një person do ta ketë më të lehtë të mësojë një mënyrë të re për të përgatitur një vakt ushqimi,nëse qëllimi i tij është të mbrojë shëndetin e tij të rrezikuar nga diabeti, sesa nëse qëllimi i tij është të humbasë peshë pasi për ketë të gjithë thonë se është e nevojshme. Gjatë plakjes normale, ndryshimet në aftësinë për të mësuar nuk janë aq të shprehura sa për të shkaktuar vështirësi të mëdha në jetën e përditshme të njerëzve të moshuar. Një numër i madh i njerëzve të moshuar, për shumë arsye, kanë nevojë për arsimim shtesë në moshë të madhe.Shumë prej tyre në moshë më të re nuk kanë patur kohën ose aftësinë për të plotësuar disa nga interesat e tyre, për të marrë disa njohuri, të cilat ata dëshirojnë t'i plotësojnë në moshë të madhe. Të mësuarit mund të ndihmojë të moshuarit të mësojnë si të përdorin kohën e tyre të lirë, siedhe të fitojnë njohuri dhe aftësi të vlefshme për përmirësimin e shëndetit e kuptimit të jetës së tyre.Të harruarit e përmbajtjeve të mësuara më parë zakonisht u atribuohet njerëzve të moshuar si një nga tiparet e tyre më tipike. Por harresa është një fenomen normal që secili e përjeton, pavarësisht nga mosha pasi ndodh për një sërë arsyesh.