Kushtet e përdorimit dhe shënime

Ju lutemi lexoni me kujdes këtë deklaratë për shtyp, në të cilën janë paraqitur kushtet tona të biznesit dhe rregullat e privatësisë. Duke hyrë në këto faqe interneti, keni pranuar të gjitha rreziqet që mund të vijnë nëpërmjet përdorimit të tyre.

Kjo faqe interneti ofron informacione të përgjithshme për shumë tema, produkte dhe shërbime të lidhura me mbrojtjen e shëndetit. Qëllimi i këtyre informacioneve nuk është dhënia e këshillave ose udhëzimeve mjekësore për përdorimin e produkteve të caktuara dhe as  prezantimi i produkteve të caktuara. Kjo faqe interneti nuk përmban informacione të plota mjekësore dhe është krijuar si shtesë dhe jo si zëvendësim për vlerësimin e ekspertëve të personelit mjekësor që kujdesen për pacientin. Ajo nuk duhet të interpretohet si rekomandim për çfarëdo lloj programi të caktuar trajtimi. Asnjë pacient nuk duhet të përdorë informacionin në këtë faqe interneti për diagnostikim ose trajtim të problemit shëndetësor, ose sëmundjes pa u konsultuar me personelin e kualifikuar mjekësor. Për këshilla dhe udhëzime specifike mbi produktet dhe shërbimet e përmendura në këtë faqe, ju lutemi t`u drejtoheni drejtpërdrejt burimeve mjekësore, mjekut ose personelit mjekësor ose autoriteteve që nxjerrin vendime për vënien në qarkullim të ilaceve ose pajisjeve mjekësore në vendin tuaj.

Salvus AL Shpk do të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar që informacionet në këtë faqe interneti të jenë të saktë, në kohë dhe me preçizion, ndërkohë nuk jep asnjë garanci për saktësinë ose plotësinë e tyre. Salvus AL Shpk përjashton përgjegjësinë e tij për çdo pasaktësi të informacionit, çdo dëm të drejtpërdrejtë dhe/ose indirekt që lind ose mund të rezultojë nga hyrja, përdorimi ose paaftësia për të përdorur këtë faqe në internet. Me anë të kësaj Salvus AL Shpk përjashton përgjegjësinë e tij për pasaktësi eventuale të informacionit, çdo dëm të drejtpërdrejtë dhe/ose indirekt që lind ose mund të rezultojë nga hyrja, përdorimi ose pamundësia e përdorimit të kësaj faqeje interneti. Të gjithë përdoruesit bien dakord që ata personalisht mbajnë çdo rrisk në lidhje me hyrjen dhe përdorimin e përmbajtjes së kësaj faqe interneti.

Kjo faqe e internetit gjithashtu përmban informacione të palëve të treta dhe lidhje me faqet e tjera në internet ndaj të cilave Salvus AL Shpk nuk ka asnjë kontroll.Këto informacion janë paraqitur në mënyrë të përshtatshme. Duke përdorur lidhjet dhe tekstet e mësipërme do të lini këtë faqe interneti. Salvus AL Shpk nuk ka kontroll mbi këto site, përmbajtjes së tyre, saktësisë ose sigurisë së tyre dhe nuk jep asnjë garanci për saktësinë e informacionit ose të çfarëdo karakteristike tjetër të këtyre faqeve dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për çdo dëm direkt dhe/ose indirekt që mund të rezultojnë nga hyrja dhe përdorimi i këtyre faqeve të internetit. Të gjithë përdoruesit e këtyre faqevetë internetit bien dakort që t'i përdorin këto faqe (të palëve të treta) me përgjegjësinë e tyre personale.

Përmbajtjet dhe dokumentet e bëra në këtë faqe interneti nuk mund të kopjohen vetëm në qoftë se shërbejnë si kopje për përdorim jotregtar dhe personal.Në funksion të këtij kufizimi, kopjimi lejohet vetëm duke bërë të gjitha shënimet rezervuara për të drejtat e autorit, shënimet e njoftimeve të tjera për pronësinë të çdo lloji dhe të gjithë kufizimet të cilat janë paraqitur në atë faqe interneti. Çdo kopjim, riprodhim ose shpërndarje e informacionit që përmban kjo faqe interneti, lejohet vetëm me miratim ekskluziv të Salvus AL Shpk. Marka tregtare “m.e.v. Feller” dhe produktet me këtë emër janë të rregjistruara dhe mbrohen në përputhje me ligjin për markat tregtare të Republikës së Kroacisë dhe Klasifikimit të Nisës, si dhe janë të rregjistruara dhe mbrohen ndërkombëtarisht në përputhje me Sistemin e Madridit mbi Rregjistrimin Ndërkombëtar të Markave dhe Protokolli i tij.

Mbrojtja e privatësisë suaj është shumë e rëndësishme për ne. Ne do të grumbullojme informacione për identitetin e personit (emri dhe mbiemri, numri i telefonit ose adresa e emailit) vetëm kur ato ofrohen vullnetarisht.

Këto informacione ne do t'i përdorim për të përmbushur kërkesat tuaja për informacione, për të kuptuar më mirë nevojat tuaja dhe për të hyrë herë pas here në kontakt me ju dhe për t'ju informuar për produktet dhe shërbimet tona që mund të jenë me interes për ju. Nëse nuk dëshironi të merrni njoftimetë tilla, thjesht mund të na njoftoni me email ose telefon. Ne do të mbajmë dhe respektojmë të dhënat tuaja personale. Deklarojmë ekskluzivisht se Salvus AL Shpk nuk do të shesë apo përdorë në asnjë mënyrë tjetër, përveç si më sipër, informacionet tuaja personale dhe as do t'i transferojë ato tek ndonjë palë e tretë pa miratimin tuaj. Çdo ndryshim në politikën e privatësisë do të postohet në kohën e duhur në këtë faqe interneti, ose do t'ju vihet në dispozicion në një mënyrë tjetër të përshtatshme.Mbi të gjitha, ju do të keni mundësinë të na njoftoni në çdo kohë nëse nuk doni që ne të përdorim të dhënat tuaja.Në çdo kohë, ju keni të drejtë të kërkoni nga ne akses në të dhënat personale, korrigjimin e tyre, fshirjen ose kufizimin e përpunimit të tyre. Gjithashtu keni të drejtë të kundërshtoni ndaj përpunimit dhe të drejtën për transportueshmërinë e të dhënave. Pëlqimin për përpunimin e të dhënave mund ta tërhiqni në çdo kohë. Nëse keni çfarëdo lloj pyetje në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe ushtrimin e të drejtave, mund të kontaktoni punonjësin tonë për mbrojtjen e të dhënave përmes emailit: dpo@salvushealth.com. Në qoftë se dyshoni për shkelje në procedurën e përpunimit të të dhënave, keni të drejtë të paraqisni ankesë pranë agjencisë së mbrojtjes së të dhënave personale.

Salvus AL Shpk rezervon të drejtën për të bërë çdo lloj ndryshimi në përmbajtjen e kësaj faqe interneti, në çdo kohë dhe për çdo lloj arsye, pa njoftim paraprak dhe përjashton përgjegjësinë e tij për pasojat e mundshme të këtyre ndryshimeve.