Dieta mesdhetare është njohur si standardi i artë i ushqimit të duhur, duke qenë se janë zbuluar shumë efekte të dobishme shëndetësore të një diete të tillë. Një dietë e tillë tradicionale mesdhetare është bërë sinonim i një diete të shëndetshme. Modeli i spikatur i ushqimit është shumë i përshtatshëm për popullatën e kulturës perëndimore, e cila dëshiron të ndryshojë zakonet e saj të ngrënies në mënyrë cilësore pa pasoja për shëndetin.
Tretja është një proces shumë kompleks që ndodh nën ndikimin e shumë enzimave dhe hormoneve. Ka një miliard baktere të mira në zorrët tona që janë gjithashtu përgjegjëse për ekuilibrin në sistemin e tretjes, dhe falë tyre dhe për një diete të ekuilibruar, mundësohet që të sigurohet një furnizim optimal ndaj lëndëve ushqyese.
Dhimbja e mesit pas një ftohjeje të zakonshme është një nga arsyet më të zakonshme për t`u vizituar tek mjeku i familjes. Dhimbja në fund të shpinës ose dhimbja e mesit mund të shfaqet në çdo moshë, por është më e zakonshme midis moshës 35 dhe 55, njësoj në të dy gjinitë. Dhimbjet e shpinës mund të parandalohen me ushtrime të rregullta, e cila nuk kërkon domosdoshmërisht shkuarjen në palestër, por rekomandohen aktivitete që do të sigurojnë forcë dhe qëndrueshmëri të muskujve, siç janë vallëzimi, joga, pilates etj.
Sikurse me aftësitë e tjera konjitive (njohëse), ashtu edhe për kujtesën vlen rregulli që do të zgjasë më shumë nëse e përdorim, dmth nëse e praktikojmë, respektivisht në qoftë se qëndrojmë mendërisht aktiv. Kjo është arsyeja pse e ashtuquajtura palestra e trurit është jashtëzakonisht e rëndësishme.